Librazhd, Rama: Së shpejti hapet fabrika e përpunimit të minerareve

Nga qyteti i Librazhdit kryeministri Edi Rama ka premtuar se shumë shpejt do të hapet një fabrikë e përpunimit minerar, ku do të punësohen më shumë persona.I pranishëm në një biznes fason, kryeministri Rama tha se: “Kjo industri ka importuar dyfishin e makinerive, krahasuar me vitin e shkuar, dhe kjo tregon ecjen dhe premtimin e vendeve të reja të punës. Lëmosha nuk të çon asgjëkundi ndaj të punojnë e mos rrinë kafeneve. Së shpejti do të krijojmë një perspektivë të re për hapjen e fabrikave të përpunimit të minerareve, e ku do punësohen me shumë.”Rama tha se "në një kohë rekord kemi realizuar këtë projekt konkret. Ku vizita jonë në Itali me ministrat për të investuar në Shqipëri, solli rezultat. Kjo për ta kthyer forcen tonë politike, në një forcë punësimi real."