Lëkundjet në Zharrëz, banorët në protestë përpara komunës

Fier- Një lëkundje e fuqishme e ndjerë rreth orës 18:30 të së hënës 24 Nëntor, kanë nxjerrë sërish në protestë banorët e Zharrës.Të frikësuar banorët tregojnë se lëkundja mbrëmë u shkaktoi të tjera dëme banesave të tyre.Të mbledhur para komunës, paraditen e sotme, banorët  kërkuan t'i jepet zgjidhje kësaj situate që vijon prej kohësh, duke ia faturuar përgjegjësinë për lëkundjet kompanive që operojnë në këtë zonë për nxjerrjen e naftës.Por banorët shprehen edhe të friksuar për të protestuar, pasi policia i arreston sa herë që ata zhvillojnë protesta për këtë çështje.Kryetari i komunës Zharrës Taulant Grëmi tha se përkrahë banorët, teksa shpjegoi se dy aparaturat sizmio-gravimetrike që janë vendosur në zonë për matjet e lëkundjeve nuk janë funksionale.Ai shtoi se lëkundja e fundit e fuqishme ka qenë me 3 mars. Kryetari i komunës ka pasur edhe një takim me prefektin e qarkut për të bërë keqyrjen në vend dhe për të evidentuar dëmet.Këto lëkundje janë të persëritura dhe kanë dëmtuar rreth 80 familje në Zharrëz, ndërkohë që asnjë nga banorët nuk është dëmshpërblyer për dëmin e shkaktuar në banesë.[caption id="attachment_427650" align="alignnone" width="640"]foto zharrez 1 Në foto: Dëmtimet nga lëkundjet[/caption][caption id="attachment_427652" align="alignnone" width="640"]foto zharrez 2 Në foto: Dëmtimet e mureve nga lëkundjet[/caption][caption id="attachment_427635" align="alignnone" width="1169"]zharrez Në foto: Banorët duke protestuar para komunës[/caption]