Basha takon FMN: S'ka reforma por rritje taksash në kurriz të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur disa shqetësime me karakter ekonomik gjatë takimit me delegacionin e FMN.Sektori energjetik, rritja e taksave dhe mungesa e investimeve, ishin disa nga shqetësimet që kryetari demokrat i ka shprehur delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Sipas kreut të Partisë Demokratike, Kryeministri kërcënon e ndëshkon qytetarët që s'kanë mundësi financiare, në vend që t'u japë atyre mundësi për të bërë shlyerjen e detyrimeve.Sipas kreut demokrat, nuk ka një reformë në sektorin energjetik, por thjesht një masë shtrënguese në kurriz të shqiptarëve, duke rritur çmimin e energjisë, duke ua ndërprerë energjinë atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë, pasi janë pa punë dhe në mjerim ekonomik.Sipas kreut të PD-së, qeveria nuk shprehet se sa do të rritet çmimi, ndërkohë tre kompanitë kanë depozituar kërkesën pranë ERE./oranews.tv/