Ebola arrin në Romë, mjeku italian u infektua në Sierra Leone
Mjeku italian, i infektuar me virusin vdekjeprurës të Ebolas, gjatë një misioni në Sierra Leone, arriti sot në mëngjes në kryeqytetin e Italisë, Romë.Pamjet e publikuara nga forcat ajrore italiane tregojnë se mjeku i sëmurë arriti në aeroportin ushtarak “Pratica di Mare”, rreth orës 6 të mëngjesit. Ai u tranferua menjëherë me një autombulancë nga punonjësit e veshur me uniforma mbrojtëse.Ministria e Shëndetësisë vendase deklaroi se mjeku, i cili ka punuar për shërbimet emergjente me një organizatë humanitare në vendin më të prekur nga virusi vdekjeprurës, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, dhe madje ha dhe pi me duart e tij.Sipas ministries, pacienti do të trajtohet në Institutin e Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë.Mjeku quhet Fabrizio, është 50 vjeç, nga Siçilia. Ky ishte misioni i tij i parë në Sierra Leone, duke u bërë edhe shtetasi i parë Italian që preket nga sëmundja e rëndë.Para se të nisej drejt Italisë, Fabrizio ka folur në telefon me familjen e tij, duke u thënë se është mirë dhe ata nuk duhet të shqetësohen. Familja e tij u ka kërkuar autoriteteve jo vetëm vëmendje të veçantë ndaj tij, por edhe njoftime të sakta dhe të sinqerta për gjendjen shëndetësore.Ebola ka prekur vendet e Afrikës Perëndimore, por në mënyrë të veçantë Sierra Leonen, Guinean dhe Liberinë.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i të vdekurve deri tani ka prekur shifra të frikshme, mbi 5 mijë persona dhe se rastet e infektimit rriten çdo ditë.