Ekspozita e skulpturave, “Klik Expo Grup” për herë të parë sjell këtë ekspozitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2014, 11:18
Për herë të parë në Panairin “Klik Expo Grup”, hapet një ekspozitë arti.Portrete njerëzish realë, të thurura në skulpturë ...Qëllimi i skulpturave është ndërthurja e ngjyrave me një objekt tredimensional dhe ngjyrat lihen të lira për të ndjekur formën e fytyrës.Skulptori Bill Mazreku, rrëfen se çdo skulpturë kërkon kohën e saj dhe sipas moshës së personave që u dedikohet portreti, ndërthuren edhe ngjyrat.Ekspozita e “VIZart” në Tiranë, është hapi i parë i skulptorit drejt Panairit më të madh, i cili organizohet në Athinë, ku marrin pjesë galeritë më të mëdha në botë.