Ndryshimet e fundit në buxhet, LSI kërkon në komision fondin e biznesit

Tirane- Pak orë para se ti japë vulën përfundimtare Komisioni i Ekonomisë ka marrë kërkesat e fundit nga deputetët për ndryshime në buxhetin e vitit 2015. LSI edhe një herë kërkoi ti qëndrohet premtimit për biznesin fason dhe që për kryetarin e komisionit do të shihet mundësia për tu bërë rregullime.Komisioni i Ekonomisë po rishikon edhe njëherë ndarjen e fondeve në buxhet për ti kaluar më pas përfundimisht në mbledhjen e pasdites. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe konfirmoi edhe njëherë se dy sektorët që do kenë prioritet në rishikim të këtyre fondeve do të jenë Bujqësia dhe Shëndetësia. Por LSI ka kërkuar që qeveria të mbaj premtimin e dhënë biznesit fason .Gjovalin Kadeli "Është parashikuar gjysma e shumës së miratuar më pare, në këto kushte kërkoj që për biznesin fason të ngelemi në kuadër të shumës së premtuar 5 milion lekë. Ky është një premtim i qeverisë dhe shpresoj të jetë premtim i mbajtur" u shpreh Kadeli.Erjon Braçe: "E kemi bërë disktumin lidhur me këtë çështje. Megjithatë meqë insistoni në këtë kërkesë do e shqyrtojmë në përputhje me angazhimet reale që qeveria ka marrë. Por duhet të kemi parasysh se në këtë vend lehtësira fiskale apo mbështetje buxhetore kërkojnë të gjithë sektorët e ekonomisë, dhe fokusi vetëm në një aspekt të caktuar natyrisht që na krijon problem në pjesën tjetër të industrisë. Megjithatë ne do e shikojmë." tha Braçe.Në mbledhjen e pasdites komisioni i Ekonomisë do të miratoj nen për nen projektligjin për buxhetin 2015. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë ka vendosur për akcizën e pijeve energjike,një taksë kjo që ka ngjallur shumë debate.