Përleshje dhe trazira në Misuri, juria s’dënon policin që vrau 18 vjeçarin

Misuri përfshihet nga trazirat dhe përleshjet pasi një juri e madhe refuzoi të dënojë policin e bardhë që vrau adoleshentin e paramatosur me ngjyrë Michel Brown.Vendimi u bë publik nga prokurori i shtetit Robert McCulloch, I cili tha se vendimi I jurisë vjen pas shqyrtimit të provave nga ana e saj. Familja e Brown dekalroi se ishte thellësisht e zhgënjyer. Jashtë departamentit të policisë, nëna e Broën ia plasi të qarës menjëherë pas dhënien së vendimit, kurse turma nisi të hedhë objekte në drejtim të ndërtesësë policore.Mbrëmjen e të hënës, qindra protestues u mblodhën jashtë departamentit të policisë në Ferguson, në periferi të Shën Louis, por mijra të tjerë mbushën rrugët e Misurit duke kërkuar drejtësi. U dëgjuan shumë të shtëna armësh dhe makina e kazanë plehrash u dogjën.Protestuesit iu vunë flakën shumë ndërtesave, dyqaneve dhe disa farmacive. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e zëmëruara, por përgjigja e protestuesve ishte akoma më e ashpër.Michael Brown, 18 vjeç u vra nga Darren Eilson në Ferguson më 9 gusht. Presidenti Barack Obama u bëri thirrje amerikanëve që të pranojnë se ky vendim ishte i marrë nga një juri e madhe, dhe nëse janë kundër, le të protesojnë në mënyrë paqësore.Ky rast ka ushqyer urrejtje rracore në Shtetet e Bashkura të Amerikës, I shtuar veçanërisht edhe pas vrasjes në fundjavë nga policia të një tjetër adoleshenti me ngjyrë. Policia tha se qëlloi pasi 12 vjecari ishte I armatosur, por më pas rezultoi se arma ishte Lodër.Juria përbëhej nga 12 anëtarë, të zgjedhur rastësisht, ku nëntë prej tyre ishin të bardhë dhe tre me ngjyrë. Për të ngritur padinë ndaj Willson ishin të nevojshme të paktën 9 vota. Përpara shpalljes së vendimit të hënën, guvernatori I misurit Jay Nixon shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke vendosur 400 trupa të Gardës Kombëtare në pritje të protestave.