Maturantët shkojnë drejt universiteteve pa njohur gjuhën shqipe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2014, 09:44
Maturantët shqiptarë shkojnë drejt universiteteve pa njohur gjuhën shqipe.Alarmi i dhënë më parë nga gjuhtarët është konfirmuar nga raporti i Ministrisë së Arsimit për rezultatet e Maturës Shtetërore 2013 2014 i publikuar më 23 nentor 2014.Raporti tregon se nota mesatare në provimin Gjuhë Shqipe- Letërsi të maturantëve për vitin akademik 2013 -2014 është 6.71.Këmbanat e alarmit për maturantët shqiptarë bien edhe për shkencat ekzakte, pasi të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se nota mesatare vjetore është 6.23 ndërsa ajo në provimet e maturës është vetëm 5.72.Matura Shtetërore përfshiu rrreth 41350 maturantë prej të cilëve 13616 kanë rezultuar mbetës.Sipas raporit të publikuar nga Agjencia e Provimeve, kalueshmëria më e ulët rezulton në qarkun e Tiranës me 47.97 %, ndërsa më e larta në rethin e Delvinës me 98.32%.Rezultatet më të mira i kanë patur shkollat e mesme të përgjithëshme dhe jo ato të profilizuara. Ndërsa nësë bëhet një krahasim mes maturantëve meshkuj dhe femra, këto të fundit kanë rezultate më të mira.Një tjetër e dhënë shqetësuese nga raporti është fakti se shumica e maturantëve si lëndë më zgjedhje kanë zgjedhur qytetarinë , pasi studimi i kësaj lënde nuk kërkon studime shtesë. Por ministrja e Arsimit Lindita Nikolla më shumë se më rezultatet zgjodhi të merret me zbatimin e maturës shtetërore duke hedhur poshtë zërat e skeptikëve për realizimin e saj.Duke theksuar se rritja e pragut të pikëve ka ndikuar në përmirësimin e studentëve në auditoret publike, Nikolla tha se analiza e rezultateve do të shërbejë për të adresuar problematikat në arsim. Nikolla i ka kthyer përgjigje edhe akuzave të opozitës për sistemin arsimor, brenda të cilit tha se po luftohet fort korrupsioni.

Raporti publik për Maturën Shtetërore