KiE Për AMA-n: Anëtarët të mos kenë mbështetje vetëm nga një parti

Në mes të debatit për bordin e AMA-s, Këshilli i Europës rekomandon ndryshimin e formulës për zgjidhjen e tyre.KiE rekomandon, që anëtarët e AMA të mos marrin përkrahje vetëm nga një palë politike, por të jenë konseusalë.Propozohet gjithashtu edhe ndryshimi i strukturës së këtij autoriteti, ku duhet shtuar një sekretar i Përgjigjthëm. Po ashtu, rekomandohet edhe kalimi i kompetencës për dhënien e frekuencave nga AMA tek AKEP."Kandidatët e AMA duhet të kalojnë përtej partive politike. Shumica dhe pakica duhet të promovojnë njerëz me integritet" u shpreh përfaqësuesja e KIE.Për pavarësi të AMA këmbënguli edhe kreu i kuvendit Ilir Meta"Ajo që pritet nga AMA është që t’i qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme, e drejtë dhe kompetente në ushtrimin e funksioneve të saj në shërbim vetëm të interesit publik.Me miratimin e ligjit të ri në mars 2013, i hartuar me ndihmën e specializuar të organizatave ndërkombëtare, ku Këshilli i Europës dhe BE kanë luajtur një rol parësor, Kuvendi i Shqipërisë i ka siguruar AMA-s gjithë bazën ligjore të nevojshme për një funksionim efikas", u shpreh Meta.Për ndarjen e kompetencave u shpreh edhe vetë kreu i AMA, Gentian Salaj"Duhen rishikuar kompetencat. Duhet luftë aktive ndaj piraterisë dhe ti hiqet si përgjegjësi AMA-s"  u shpreh aiTryeza shërbeu për të përplasur dhe një herë mazhorancën dhe opozitën për çështjenPër herë të parë njerëzit shohin se AMA është vënë nën kontrollin e një media që është pranë qeverisë. Me zgjedhjen e kreut të ri të AMA nuk sjell mesazh të mirë" u shpreh Genc Pollo, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik"Askush të mos fshihet prapa gishtit për të zgjidhur halle partiake apo vetjake" u shpreh Alfred Peza, nënkryetar Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.Rekomandimet e KiE nuk kanë përfshirë zgjedhjet e fundit të anëtarëve dhe kryetarit të AMA.