Dhuna ndaj grave, nis fushata 16 ditore kundër dhunës me bazë gjinore
Edhe pse ka nisur nën sloganin "Djem dhe burra tregoni se jeni kundër dhunës”, pjesëmarrja e djemve ishte e ulët.Në auditoret e Fakultetit të Shkencave Sociale nisi dita e parë e fushatës kundër dhunës me bazë gjinore, ku i pranishëm ishte Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.Në fjalën e tij Ministri Veliaj theksoi faktin se të gjithë duhet të japim kontributin tonë për ti thënë ndal këtij fenomeni të ngulitur në mentalitetet e familjeve shqiptare.“Mesazhi i parë që kam për burrat dhe djemtë është që t’i bashkohen kësaj fushate dhe të tregojnë se trimëria e vërtetë nuk është ngritja e dorës kundër grave dhe vajzave, por ngritja kundër traditës.Këtë vit janë raportuar rreth 3000 raste dhune, por lajmi i mirë është fakti se raportimi i dhunës në institucionet përkatëse është rritur me 30% krahasuar me një vit më parë. Kemi gjithashtu, një reagim më të mirë nga institucionet ligjzbatuese.Gjatë këtij viti janë dhënë 1800 urdhër mbrojtje, ndonëse kjo është një betejë e cila nuk mund të matet me statistika” tha ai.Për të shfarosur këtë fenomen që ende shkakton plagë në shoqërinë shqiptare, nevojitet një staf jo vetëm i specializuar por edhe i apasionuar pas punës së tij.Por vetë Ministri Veliaj deklaroi se nga puna e deritanishme e punonjësve social, ndihet i pakënaqur.Në bashkëbisedimin e organizuar me studentët e shkencave sociale morën pjesë zv.Ministrja e Arsimit, shoqata kundër dhunës ndaj grave si dhe psikologë.