Marrëveshja me SHBA, 29 mln dollarë për të drejtat e njeriut e investime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2014, 16:24
SHBA ka akorduar një ndihmë financiare për Shqipërinë me një vlerë mbi 29 milionë dollarë, e cila do të shpërndahet në këste përgjatë disa viteve.Marrëveshja konsitonin në "Forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme".Për 2013, granti i akorduar ishte mbi 11 dollarë, ndërsa USAID-i propozon ndryshimin e marrëveshjes së grantit, i cili konsiston në akordimin e shumës prej 5 milionë dollarësh, që përbën fondet e vëna në 2014.Fondet do të alokohen në nisma për të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë, shoqërinë civile, investimet dhe mbështejen e sektorit privat.