Alarmi për kreditë e këqia, BERZH i kërkon qeverisë të ndërhyjë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të ulur nivelin e kredive të këqia.Në një raport për tranzicionin përgjatë 2014 jepen edhe disa rekomandime për vitin e ardhshëm.Aty theksohet se niveli i kredive të këqia është më i larti në rajon dhe pikërisht për këtë kërkohet bashkëpunim midis qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe Bankave të nivelit të dytë për të zgjidhur sa më parë këtë problem.Rritja e krdive të këqia ka një impakt shumë negativ për ekonominë shqiptare, pasi kjo ka ndikuar në shtrëngimin e dhënies së kredive. Një tjetër rekomandim këshillon Shqipërinë që të marrë masa edhe për sektorin energjitik, ndërkohë që në Shqipëri po debatohet në lidhje me çmimin e energjisë elektrike.Në raport theksohet se është shumë e rëndësishme të gjendet zgjidhje për sektorin e energjisë në mënyrë që të ulen marrja e fondeve nga buxheti. Gjithashtu në raport shtrohet nevoja për realizimin e investimeve të reja në këtë sektor.BERZH thekson se Shqipëria ka nevojë të arrijë objektiva konkrete për klimën e biznesit, e cila ka disa probleme që lidhen me energjinë, marrjen e lejeve për të nisur një biznes si dhe në lidhje me pagesën e taksave.Përsa i përket vitit 2014, BERZH parashikon që të ketë një rritje ekonomike me rreth 1.7%.Ndërsa si një problem i ndjeshëm përcaktohet rritja e papunësisë.Gjatë 2014-ës vlerësohet se ka pasur progres të vogël edhe në fushën e privatizimeve, krahasuar me një vit më parë. BERZH vlerëson se rritja ekonomike në dy vitet e fundit është ngadalësuar.