Zjarri përfshin masivin pyjor në Shëngjin, rrezikohen varrezat

Nje zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në Shëngjin, duke rrezikuar edhe varrezat e qytetit.Kanë qenë banorë të zonës të cilët kane vëne re flaket dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.Këta të fundit kanë mberritur menjeherë ne vendin e ngjarjes, por terreni i thyer malor e bëri te pamundur ndërhyrjen.Përballë kesaj situate ndërhyrja ishte me mjete rrethanore dhe pas dy orësh janë lokalizuar flakët e zjarrit, që nuk I prekën varrezat.Nga të dhënat e para të policisë mësohet se bëhet fjalë për nje zjarrvënie e qellimshme nga barinjtë e zones për të hapur sipërfaqe kullotë për bagëtite e tyre.Janë të pakten 10 hektarë pyll me pisha që janë shkrumbuar.