Aleatët “prishen” për fasonët, LSI revoltohet me paketën e qeverisë

Paketa e fasonëve vijon të mbajë në debate dy aleatët qeverisës PS dhe LSI. Në komisionin e shëndetësisë deputeti i LSI Petrit Vasili tha se për fondin e nxitjes së punësimit dhe me aministinë e kamatvonesave të biznesit fason nuk negocion dot me PS. Sipas Vasili janë premtimet të cilat duhet të relaizohen dhe duhet të përfshihen si zë në buxhet.Tiranë- Për fasonët LSI nuk negocion me PS. Janë dy pika të paketës fason që deputeti i LSI Petrit Vasili replikoi me Ministrinë e Mirëqnësies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj.E para lidhet me fondin prej 5 milion dollarësh që nuk është përfshirë fare në buxhet, ndërsa për 2014 është alokuar vetëm 2.5 milion dollarësh. E dyta me faljen e kamatë vonesave për sigurimet shoqërore për biznesin fason.Petrit Vasili: "Nuk jeni transparent për fondin e punësimit për biznesin fason. Nga 5 milionë dollarë për 2015 parashikohet 2.5 milion dollarë Kërkoj  sqarime çfarë po bëhet me faljen e kamat vonesës për sigurimet shoqërore për biznesin fason. Buxheti i parashikuar për këtë është 100 milione dollare." tha VasiliErjon Veliaj: Rame dakort qe të ketë një fond me të lartë per fondin e punesimit te biznesit fason. Fondi prej 2.5 milionë dollarë është për gjysëm viti kur hyri ne fuqi. Unë kërkoj rritje të fondit. Aministia do të bëhet për fasonët dhe sektorët e tjerë. Efektet mblidhen nga ministria e Financave. Jemi në bisedime për ta finalizuar atë. "Deputet e PS e pyetën gjithashtu ministrin nëse hiqesh nga skema e ndihmës ekonomike nëse ke frigorifer në shtëpi. Ministri Veliaj mohoi këtë por tha se nga skema hiqen ata që kanë makinë, prona e vilë. 16 milion dollar është fondi për familjet në nevojë, kryefamiljet vejusha, P.A.K që preken nga heqja e fashës së energjisë elektrike.