Vrau dy gra, shtyhet gjykimi për bankierin britanik
Një gjykatë në Hong Kong vendosi shtyrjen gjykimit të bankierit britanik, i cili akuzohet për vrasjen e dy grave indoneziane.Gjyqi do të zhvillohet në muajin korrik në mënyrë që tu jepet kohë prokurorëve të përgatisin dosjen e nevojshme të cështjes.29 vjecari Rurik Jutting, i cili punonte në një bankë në Honk Kong, u akuzua për vrasje në fillim të këtij muaji, pasi në apartamentin e tij u gjetën dy trupat e pajetë të Sumarti Ningsih dhe Seneng Mujiasih.Sipas policisë së Hong Kongut, njëra prej tyre ishtë futur në një valixhe rrobash në ballkonin e tij.Jutting iu nënshtua testeve psikiatrike javës së kaluar, por avokati i tij Michael Vidler nuk komentoi rezultatet, duke u shprehur se nuk ka pasur kohë të merret me shqyrtimin e tyre.Prokurorët thanë se kanë nevojë për 28 javë për të shqyrtuar të gjitha.