Festa e pavarësisë, Obama mesazh urimi drejtuar shqiptarëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së pavarësisë përmes një mesazhi dërguar kreut të shtetit, Bujar Nishani.“Duke festuar pavarësinë tuaj, ne përshëndesim përparimin e mrekullueshëm që keni shënuar në ndërtimin e demokracisë në vend si dhe kontributin ndaj sigurisë, qëndrueshmërisë dhe begatisë ndërkombëtare në rajon dhe anembanë botës”shkruan Obama.Më tej Obama uron Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat në BE, ndërsa përparimin e anëtarësimit të plotë në Union, Obama e konsideron si faktor qëndrueshmërie për rajonin.“Ju përgëzojmë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Suksesi i vendit tuaj në përparimin përgjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e thellon qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe shërben si shembull për aspiratat euro-atlantike të fqinjëve tuaj”.Obama vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare në kuadër të misioneve të NATO dhe në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe luftëtarëve të huaj.“Shqipëria është një partnere e palëkundur dhe kontribuuese për sigurinë globale. Ne i jemi mirënjohës kontributeve të rëndësishme të Shqipërisë dhënë në misionin e NATO-s në Afganistan, në përpjekjet ndërkombëtare në Ukrainë, qëllimeve humanitare dhe stabilizuese në Irak si dhe në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe luftëtarëve të huaj.Shtetet e Bashkuara janë krenare që e kanë Shqipërinë si aleate, mike dhe partnere të ngushtë. Urime për Ditën tuaj të Pavarësisë!” – përfundon mesazhi i Presidentit amerikan drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar.