Merrte 3-5 euro për një vend si mësuese Gjykata lë në burg Drejtoren e Arsimit Lushnje
“Arrest me burg” deri në mbarim të hetimeve. Kjo ka qenë masa e sigurisë e dhënë nga gjykata e Lushnjes për Drejtoren e Arsimit Liza Tabaku.Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 62-vjeçares, e cila u arrestua për marrje shumash të konsiderueshme parash në këmbim të vendeve të punës.Tabakut iu gjetën 2 mijë euro në çantë, të cilat tentoi ti hedhë në tualetin e komisariatit të policisë së Lushnjes si dhe mijëra euro në banesë. Prokuroria ka kryer përgjime prej një muaji për ryshfetet e marra nga Drejtoresha Tabaku, por rasti i cili nxori në dritë këtë korrupsion ishte kapja në flagrancë e djalit Xhanluka Tabaku dhe shokut të tij ErigertZeneli që morën 1300 euro për moslëvizjen e një mësuesi nga puna.Sipas prokurorit, paratë janë dhënë në afërsi të një karburanti në komunën Allkaj në prani të djalit të Drejtoreshës dhe shokut të tij. Prokurorja e çështjes Rovena Zoto kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe masëne sigurisë “arrest me burg” për të tre të ndaluarit.Avokati Kozma Jano e cilësoi të paligjshëm dhe kërkoi masën “arrest në shtëpi”.Gjyqtarja Sajmira Hila pasi u tërhoq për të shqyrtuar faktet, vendosi ta cilësojë të ligjshëm arrestimin, duke dhënë masën e arrestit “burg pa afat” deri në përfundim të hetimeve për drejtoreshën Liza Tabaku, të birin Xhanluka Tabaku dhe për Erigert Zenelin.Këta shtetas akuzohen se kanë konsumuar veprat penale mbi faktet e paraqitura nga Prokuroria dhe do të gjykohen për “korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm”."Nga hetimi ka rezultuar se për çdo emërim apo moslargim nga detyra, kjo shtetasve merrte shuma nga 3000-5000 euro. Në veprimtarinë e saj të paligjshme, kjo shtetase ndihmohej nga djali i saj, Xhanlukas Bakiasi dhe një shtetas tjetër, Rigert Zeneli”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë pas arrestimit.[caption id="attachment_427428" align="alignright" width="640"]
Në foto: Drejtoresha e arsimit në Lushnje, Liza Tabaku dhe djali, Xhanluka Tabaku me shokun e tij duke u shoqëruar për në Gjykatë[/caption]