Ekstradohet nga Italia Gerd Gjenerali, vrasësi i Naim Zyberit
17 –vjet nga ekzekutimi i një prej “të fortëve” të Tiranës, Naim Zyberit, njëri prej vrasësve të tij është ekstraduar nga Italia për në Shqipëri.40-vjeçari Gerd Gjenerali, do ta vuajë këtu pjesën tjetër të dënimit me burg të përjetshëm, pas ekstradimit të tij nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.Transferimi i 40-vjeçarit u bë pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të vendimit penal italian.Ai, së bashku me Arben Grorin, vranë në fund të vitit 1997 në një spital, në Milano, Naim Zyberin, pasi e kishin plagosur më parë. Sipas autoriteteve italiane, Gjenerali kishte marrë pjesë edhe në plagosjen e Zyberit.Po kështu, dyshohet se ishte ai që kaloi sigurinë në spital, duke e fshehur pistoletën me të cilën u krye krimi, në një tufë me lule dhe dukë u thënë efektivëve të policisë italiane se ishte mik i Zyberit.Arben Grori e akuzonte Zyberin për vrasjen e të vëllait të tij, Arturit, në korrik të vitit 1997. Edhe Grori po e vuan dënimin me burg përjetë në Shqipëri.Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, Gerd Gjenerali, (ne foto) iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.