Një Festival për picat për të promovuar produktet shqiptare

"Prodho, tregto dhe konsumo shqip" është sllogani i Festivalit të picave të organizuar nga Ministria e Bujqësisë në kryeqytet.Në ditën e parë të hapjes së Festivalit, picat u oftruan falas për të gjithë qytetarët.Një festival, i cili që në nisje të tij tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve, për të cilët nismave të tilla duhet tu kushtohet më shumë rëndësi.Picat përgatiten nga specialistë italinë, por me produkte shqiptare, pasi qëllimi i Festivalit është pikërisht ky, promovimi i produkteve shqiptare.Pasi provuan picat e përgatitura, qytetarët u shprehen të kënaqur nga kuzhina italiane me produkte shqiptare dhe sipas tyre kuzhunierët shqiptarë dhe ata italinë duhet të bashkëpunojnë midis tyre më shpesh për të sjellë produkte të tilla.Festivali i picave në qendër të kryeqytetit do të qëndrojë hapur deri me datë 30 nëntor, e pas do të niset drejt Tajvanit.