Tronditet administrata Obama, jep dorëheqje Sekretari i Mbrojtjes Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Çak Hejgëll, bëhet viktima e parë e luftës së Presidentit demokrat, Barak Obama dhe senatit të dominuar nga republikanët.Hejgëlli paraqiti Obamës dorëheqjen të hënën në mëngjes, edhe pse në SHBA flitet se ka qenë pikërisht Obama që e ka detyruar republikanin e vetëm në kabinetin e tij të largohet.Sipas “New York Times”, Presidenti ia ka kërkuar Hejgëllit të japë dorëheqjen që te premten, pas një sërë takimesh në javët e fundit.Zyrtarisht, Obama ka vendosur ta largojë 68-vjeçarin për shkak se në drejtimin e kabinetit të mbrojtjes në luftën kundër Shtetit Islamik duhen cilësi të tjera nga ato që zotëron Hejgëll.Edhe pse ai është republikan dhe vjen nga radhët e ushtrisë amerikane, Hejgëll ka kritikuar shpesh luftën në Irak dhe ishte mbështetësi vendimit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, pikëpamje këto në përputhje me politikat e Obamës.Megjithatë, Hejgëll nuk arriti kurrë të futej në rrethin e ngushtë të Obamës dhe nuk fitoi asnjëherë mbështetjen e stafit të tij në Pentagon.9"Kam pranuar dorëheqjen e paraqitur nga Sekretari i Mbrojtjes. E vlerësoj maksimalisht punën e bërë prej tij deri më tani", u shpreh Obama në konferencën e përbashkët për shtyp, duke e thërritur shpesh në emër sekretarin e mbrojtjes."Çaku ka qenë vendimtar për të gjithë arritjet tona. Ka ndihmuar në formimin e koalicionit kundër Shtetit Islamik dhe ka ndërmarrë reforma të mëdha pavarësisht buxhetit të shkurtuar. Sot, SHBA ka ushtrinë më të fortë që ka parë bota".Vetë Hejgëll falenderoi Obamën, por edhe zëvendës.presidentin Xho Bajden."Do ta vlerësoj gjithnjë mbështetjen tuaj dhe të zv.presidentit Bajden", tha ai."Unë dhe Obama kemi mësuar shumë nga Bajden".Hejgëll është sekretari i 24-t amerikan i mbrojtjes dhe e mban postin nga viti 2013. Më parë, ai ka shërbyer si senatori shtetit Nebraska, në periudhën 1997-2009.Hejgëll dhe vetë Obama, konfirmuan se ai do të vazhdojë të qendrojë në detyrë deri sa të emërohet pasuesi dhe të aprovohet nga Senati.Por menjëherë në SHBA kanë nisur spekulimet se kush do të jetë shefi i ardhshëm i Pentagonit.Ndër kandidatët kryesorë është Mishel Flurnoi, e cila ka pasur më parë postin e nën.sekretares së mbrojtjes, por edhe Eshton Karter, ish-zëvendës sekretari i mbrojtjes.Një tjetër kandidati mundshëm është edhe senatori demokrat i Rohd Ajlënd, Xhek Riid.8