Meta “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Më shumë bashkëpunim mes vendeve

"Fëmijët e Kosovës kanë shtetin e tyre të lirë e të pavarur sepse kanë bërë shumë sakrifica. Kjo sigurisht na i shton detyrimet për të bërë më shumë.Mund të bëjmë më shumë në bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri. Gjilani është në qëndër të trekëndëshit që ligj Gjilanin-Preshevën-Kumanovën".Gjatë fjalës së tij, Meta vlerësoi bashkëpunimin, tolerancën dhe kulturën politike në Gjilan."Dua të vlerësoj tolerancën dhe kulturën politike në komunitetin tuaj. Ka bashkëpunim mes forcave politike, për bashkëpunimin ndëretnik. Standartet e jetesës së pakicës serbe këtu janë të larta dhe kjo falë tolerancës që ju keni".Deklaratat e Metës u bënë gjatë vizitës së tij në Gjilan, ku u nderua me titullin "Qytetar Nderi" nga kuvendi komunal i qytetit, e ku ka marrë pjesë edhe në aktivitetet e organizuara me rastin e 102 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 <!--