Rama në Vjenë apelon rajonin për projekte të përbashkëta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2014, 14:44
Nga forumi Ekonomik i Vjenës kryeministri Edi Rama ka apeluar vendet e rajonit për të aplikuar për projekte të përbashkëta. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama disa nga këto projekte mund të jenë ato të infrastrukturës, projektet e sigurimit të energjisë dhe projektet e turizmit.Kjo sipas kryeministrit Rama do t'i bëjë investitorët e mëdhenj të kenë më shumë besim duke arritur në konkluzionin se deri tani rajoni politikisht ia ka arritur të tërheqë këtë vëmendje.Në forumin ekonomik të Vjenës ishin të pranishëm kryeministri i Bosnjës, i Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe Presidenti austriak.