Vret veten balerina shqiptare Megi Yzeiri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2014, 15:01
Balerina Megi Yzeriri, 21 vjeçe ka vrarë veten mesditën e sotme. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se vajza qëlloi veten me pistoletë në zemër dhe shkak dyshohet se ka qenë depresioni.Ende nuk dihen shumë detaje mbi ngjarjen por mësohet se Megi Yzeiri studionte në vitin e tretë për koreografi. Një vit më parë ajo ka qenë një nga balerinat në betejën koreografike të zhvilluar tek “E Diela Shqiptare” në televizionin Klan.