Punimet për sheshin e Durrësit nxjerrin në dritë një pus shekullor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2014, 18:59
Gërmimet gjatë punimeve për qëndrën e Durrësit kanë nxjerrë supriza në sipërfaqe. Një pus antik me fragmente gurësh të njëjtë si ato të Amfiteatrit është zbuluar gjatë punimeve, të cilat momentalisht janë ndalur.Pritet që pusi me gurë si ato të mureve osmane të ekspozohet për qytetarët durrësakë.Do të jetë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ai që do të vendosë për vlerat e pusit të qëndrës së Durrësit dhe mënyrën si ai do të ekspozohet.