Tarifat postare, dyfishohet shërbimi i dorëzimit të pensionit në shtëpi

Vlorë-Fier-Prej 1 nëntorit, posta shqiptare ka shtrenjtuar tarifat e shërbimit të qytetarëve. Kështu një pensionist nga 50 lekë që paguante për tarifën e pullës dhe zarfit, tani paguan 100 lekë të reja.Të moshuarit në qytetin e Vlorës thonë që shpenzimet shtohen, ndërkohë ajo që u mbetet në fund, është e pamjaftueshme.Drejtoresha e postës dega Vlorë shpjegon vendimin e shtrenjtimit të Tarifës.Në Fier, pensionistët e cilësojnë të padrejtë vendimin, por janë të detyruar ta pranojnë, pasi për shkak të moshës, mundësitë që ta tërheqin vet i kanë pothuajse inegzistente.Drejtori i postës Dega Fier, sqaron se vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjishme e Postës, dhe më 1 nëntor ka hyrë në fuqi. Ndërkohë që për tarifat e reja ka pasur ankesa nga pensionistët në zonat rurale.Në vendim përfshihen dhe një sërë shërbimesh të ofruara nga posta, tarifat e të cilave janë rritur.