Korçë, kulla e betonit, obelisku shkon drejt përfundimit me polemika

Korçe-Kulla prej betoni në qendër të Korçës megjithë kundërshtimet e qytetarëve është drejt përfundimit. Arkitekti i vepre Peter Willson, erdhi nga Gjermania për ta parë nga afër zbatimin e projektit dhe cilësinë e punimeve, por edhe për t'ju përgjigjur zërave kritikë."Duke qenë një ndërtim i ri dhe një projekt i ri normalisht që do të ngjallë reagime. Ne si arkitekt do t’ju luteshim të prisnit finalizimin e projektit dhe më pas mund të komentoni."Arkitekti Willson shpjegoi se nga lartësia e kullës Korça duket e sheshtë dhe jo e pjerrët, siç është menduar deri tani."Nëse do të hipni në maje te kullës do të shihni sa e sheshtë është Korça, dhe ne kemi përdorur këtë si një instrument urban për të treguar këtë veçori të Korçës.Si model për projektin në Korçë janë zgjedhur qytetet italiane, ku pranë katedraleve pozicionohen kulla të kesaj natyre. Ajo ka një lartësi rreth 34 metër dhe është pjesë e projektit për rikonstruksionin e sheshit para teatrit Çajupi e zones së pazarit. Ndërtimi i saj është financuar nga qeveria shqiptare dhe ka një vlerë 2.5 milion euro.