Kush ishin shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore? Dokumentari i Roland Qafokut

Tirane- Më 7,8,9, prill 1939 nga rezistenca sponate e shqiptarëve u vranë 700 ushtarë të ushtrisë italiane.Vetëm pak ditë nga pushtimi qeveria shqiptare i jep Duçes titullin “Qytetar nderi” i Shqipërisë.Cila ishte “axhenda”e vizitës 19 ditore e Benito Musolinit në Shqipëri.Lista e emave që u shpallën kriminelë lufte mes tyre edhe 5 kryeministra që u dënuan në vdekje.Kujtimet e 5 misionarëve anglezë që ishin në Shqipëri nga viti 1943-1944 dhe skandali me mermerin e varrit të Enverit i cili sot është vendosur te memorial i ushtarëve anglezë të Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës.Të gjitha këto por edhe të tjera, në një dokumentar i përgatitur nga gazetari Roland Qafoku i cili do të shfaqet së shpejti në ekranin e televizionit “Channel One” dhe televizionit “Ora News”.Një dokumentar që përgjigjet pyetjes së madhe se cilët ishin shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore.I konceptuar me një kendvështrim krejt tjetër nga ajo që kemi mësuar deri më sot historinë, gazetari Qafoku na sjell fakte mjaft interesante por edhe dëshmi ekskluzive nga protagonistë të asaj kohe por edhe mendime të historiënve dhe studiuesëve për periudhën 7 prill 1939 deri në dhjetor 1944.