Lushnje, qindra ha tokë nën ujë pas stuhisë së 17 nëntorit

Lushnje- Qindra hektarë toka në komunën e Krutjes në Lushnje janë të pëmbytura që prej stuhisë së 17 nëntorit.Edhe pse reshjet e dendura zgjatën për vetëm për pak orë, tokat e mbjella me grurë dhe ushqim për bagëtitë, por edhe serrat me perime në një nga zonat më pjellore të Myqezesë janë shkatërruar.Shkak është bërë mosfuksionimi i kanaleve kulluese. Sipas fermerëve i gjithe prodhimi dhe investimi i tyre kryesisht me grurë dhe perime ka shkuar dëm, ndërsa askush nuk ka shkuar per te verifikuar situatën e rëndë.Përballë kësaj situate, drejtori i Bordit të Kullimit të rrethit Ledio Gjylka ka pranuar se nuk ka fonde të mjaftueshme për të ndërhyrë.Prefektura ka mbledhur bordin e emergjencës, por asnjë nuk mund të rikuperojë më dëmin. Komuna e Krutjes në Lushnje, është një nga zonat me pjellore të vendit.