Polici-Komunitet, bashkëpunim për dizenjimin e makinave të policisë

Ministria e Brendshme ka nisur një sërë aktivitetesh për të rritur bashkëpunimin midis komunitetit dhe policisë.Këto aktivitete synojnë që të rrisin denoncimet e qytetarëve nëse konstatojnë raste dhune por edhe të rrisin vlerën e unifomave blu.Ndër të tjerë policia ka nisur të mbledhë idetë e të rinjve për dizenjimin e makinave të policisë së shtetit.Në këtë konkurs I cili do të pres ide deri në javët e para të dhjetorit janë të ftuar të marin pjesë të rinjtë e moshës 14 deri në 23 vjeç.Konkursi për dizenjimin e makinave të ardhshme të Policisë së Shtetit është mbarëkombëtar, dhe ka si synim mënyrën se si të rinjtë duan të jetë pamja e jashtme e makinave të Policisë së Shtetit. Format e pjesëmarrjes janë përmes dërgimit të vizatimit në adresën postare të Ministrisë së Punëve të Brendshme .