Lin-Pogradec, drejtuesit e mjeteve: Punimet me ritme të ngadalta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2014, 16:40
Pogradec-Drejtuesit e mjeteve ankohen se punimet në aksin rrugor Lin-Pogradec po kryhen me ritme tepër te ngadalta.Ndërsa emigrantët e rikthyer nga shteti helen bëjnë krahasimin e ndërtimit të një rruge me shtetin fqinj, duke theksuar se është e pamundur që në Greqi të zgjasin punimet kaq gjatë.Rruga vazhdon te jëtë një makth për drejtuesit e mjeteve të cilat po pësojnë dëmtime të shumta.Afati i përfundimit të asfaltimit të kësaj rruge vetëm 18 km e gjatë është qershori i vitit të ardhshem. Pas asfaltimit, projekti synon rehabilitimin e bregut të liqenit dhe kthimin e tij në shëtitore nga Lini në Tushemisht e cila pritet te jetë më e madhja në Ballkan.