SHBA, djali luan me pistoletë lodër, e qëllon policia

Një polic qëlloi mbi një 12-vjeçar i cili kishte në dorë një pistoletë lodër.Ndodhi dje në Cleveland, të Ohajos.Nga të dhënat e para mësohet se agjentët i ishin përgjigjur një telefonate e cila informonte se kishin parë një fëmijë që lëvizte me pistoletë në dorë dhe ua drejtonte kalimtarëve.Fillimisht dy policët i kishin kërkuar djaloshit të ngrinte duart lart. 12- vjeçari pasi refuzoi kishte drejtuar dorën drejt berzit ku kishte vendosur pistoletën.Në atë moment policët qëlluan në drejtim të fëmijës dhe njëri prej plumbave e plagosi në stomak. Mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e fëmijës është e rëndë.Vetëm më vonë agjentët zbuluan se bëhej fjalë për një pistoletë lodërNdaj dy policëve është marrë masë administrative ndërsa një ngjarje etillë shënohet jo më larg se 24 orë nga një ngjarje tjetër kur 7 persona u vranë në dy raste të ndryshme po në Cleveland./Oranews.tv/