Nderohet për herë të fundit ambasadori Petrit Bushati

Të afërm, miq, kolegë e politikanë nga brenda e jashtë kufijve, kanë nderuar për herë të fundit ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati i cili ndërroi jetë, një ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.Homazhet në nderim të diplomatit janë zhvilluar në ambjentet e ministrisë së Punëve të Jashtme.Për të kryer homazhe ishin kryetarja e komisonit të jashtëm Arta Dade, ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, ministrit Edmond Haxhinasto, ambasadori serb, ai Maqedonas si dhe të tjerë personalitetete.Nga Kosova, erdhi për ngushëllim edhe kreu i AAK Ramush Haradinaj.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një mesazhi ngushëllimi në faqen e tij zyrtare, tha se ndarja nga jeta e Petrit Bushatit, është një humbje e madhe për shërbimin e Jashtëm.Ne Maqedoni, ngushëllime për Bushatin, shprehu edhe kreu BDI, Ali Ahmeti.Petrit Bushati, mbante prej 7 muaj detyrën e mabsadorit të Shqipërisë në Maqedoni. Ai ka mbajtur të njëjtën detyre edhe në Suedi, SHBA, Serbi.