Urgjencat, për 500 thirrje "SOS" në 24 orë vetëm 12 grupe specialistësh
Gati 500 thirrjeve "SOS" në Urgjencën e Tiranës e kanë të pamundur t’i përgjigjen 12 grupe specialistë e automjete brenda 24 orëve.Madje e lokalizuar vetëm në një ndërtesë e bënë akoma dhe më të vështirë marrjen e ndihmës së parë në zonat periferikë të vendit. Fakt është se , sistemi aktual i urgjencave nuk mund të funksionojë më.Urgjencat e kanë ulur besueshmërinë dhe 70% e pacientëve transportohen me makina private në urgjencat spitalore.Zv Ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj tha se për këto arsye në 2015 urgjenca do të reformohet.Për Tiranën do të ngrihen disa qëndra, nuk do të jetë një e vetme siç është aktualisht dhe do të vendosen në zonat ku ka popullësi më të madhe.Zv ministri tha se urgjentish do të veprohet në dy drejtime. E para një numër të unifikuar më të gjitha emergjenca, dhe e dyta shtimit u automjeteve.Urgjenca zë një vend të veçantë në buxhetin e ministrisë së Shëndetësisë. 3 milion dollarë është për një vit investimi në të ndërsa i gjithë buxheti shkon deri në 10 milionë dollarë.Autoritet Shëndetësore synojnë që më ketë reformim, urgjencave ti kthehet besueshmëria.