Festivali Folklorik për fëmijë mirëpret 400 vogëlushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2014, 16:55
Të veshur me kostume popullore rreth 400 fëmijë kanë shpalosur kulturën tradicionale shqiptare me anë të këngëve dhe valleve popullore.Vetë pjesëmarrësit u shprehën të entuziazmuar që marin pjesë në një konkurs të tillë ndërkohë që shumë prej e synojnë që ta vazhdojnë këtë pasion edhe në të ardhmen.Drejtorja artistike e festivalit Monika Lubonja shpjegon se kjo iniciativë ka si synim që të njohë fëmijët me kulturën dhe traditën shqiptare.Të hënën grupet folklorike të fëmijëve do të parakalojnë në kryeqytet me kostumet përkatëse ndërkohë që në mbrëmje do të shpallen edhe fituesit./Ora news.tv/