Pas Bunkerit antibërthamor, stacioni i dytë: Shtëpia e gjetheve

Tirane- Ndërsa bunkeri antibërthamor që u hap për publikun shqiptar të shtunën e 22 nëntorit, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama paralajmëroi zbulimin e një tjetër skute të botës së nëndheut komunist.Stacioni i dytë do të jetë Shtëpia e Gjetheve, godina shumë pak metra nga Banka e Shqipërisë, ku përgjohej gjithë Shqipëria. Ku përgjohej gjithëkush dhe ku ruheshin zërat e regjistruar të të gjithë të dyshuarve të regjimit komunist.“Ky është vetëm fillimi, ka të tjera vrima, ka të tjera skuta, ka të tjera hapësira që i janë ruajtur njerëzve si sekrete shtetërore nga ata më parë dhe nga ata që erdhën më pas dhe nga ata që deri dje kishin mundësinë t’ju hapnin njerëzve sytë në raport me të shkuarën e prekshme jo me të shkuarën e treguar nga njëri apo nga tjetri. Në raport me arkitekturën e prekshme të gjithë kësaj bote të nëndheut komunist, me këto ndriçues, me këto ballkone, me këto tunele dhe me shumë të tjera. Është vetëm fillimi sepse ne kemi një projekt për të krijuar një intenerar historik dhe turistik të nëndheut komunist dhe njëkohësisht për ta kthyer këtë intenerar, në një intenerar të imagjinatës krijuese, duke synuar nga njëra anë çlirimin dhe nga ana tjetër pjellorinë e kujtesës sonë kolektive…. Stacioni i dytë do të jetë Shtëpia e Gjetheve. Askush nga vajzat dhe djemtë që janë këtu në sallë, gjimnazistë, nuk e dinë se kush është Shtëpia e Gjetheve, sepse ju ra të lindin në një kohë kur filloi armiqësia me gjethet dhe kur filloj armiqësia me pemët dhe me gjelbërimin. Kështu që, siç u sharruan shumë pemë për të ndërtuar qenefet e kapitalizmit nëpër parqe, u prenë dhe të gjitha ato gjethet e asaj godinës, që është shumë pak metra nga Banka e Shqipërisë, ku përgjohej gjithë Shqipëria. Ku përgjohej gjithëkush dhe ku ruheshin zërat e regjistruar të të gjithë të dyshuarve të regjimit komunist. Çelja e Shtëpisë së Gjetheve për publikun ku mundësia për të parë nga njëra anë banalitetin absolut të estetikës komuniste, banalitetin absolut të një regjimit të të keqes që një nga parullat kishte “të luftojmë rehatinë personale” tha dje Rama në ceremoninë e hapjes së Bunk ArtJa mediat botërore që publikuan lajmin e çeljes së ekspozitës