Mbretëria e Bashkuar redukton emigracionin

Britania e Madhe ka shumë gjasa të përmbushë objektivin e saj për reduktimin e emigracionit. Kështu ka dekalruar sekretarja e brendshme e vendit Theresa May në një intervitë për mediat britanike, duke u shprehur se emigracioni ka luzlëzuar, ku dhjetëra mijëra persona kanë hyrë në vend përpara zgjedhjeve të përgjithshme.Sipas sekretares se brendshme të shtetit, rritja dhe forcimi i ekonomisë britanike është një ndër motivet kryesore të joshjes së emigrantëve nga e gjithë europa. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit David Cameron se reduktimi i emigracionit është plotësisht i arritshëm, May tha se gjatë kësaj jave kryeministri do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për këtë cështje. Sipas Sunday Times, ai pritet të bëjë thirrje për ndalimin e emigrantëve nga BE, me pretendimin se kjo dëmton ekonominë e vendit pasi ata nuk paguajnë taksa.Theresa May tha se qeveria do të kontrollojë gjithashtu sistemin e vizave të Bashkimit europian, duke u shprehur se ka abuzime. Ajo tha se Britania do të rishikojë marrëdhënien me Bashkimin Europian mbi lëvizjn e lirë dhe çështje të tjera kryesore që cënojnë interesat britanike.Gjithsesi, Britania mbetet një nga destinacionet e preferuara për të gjtihë personat që kërkojnë një jetë më të mirë, kryesisht vendet ballkanike, por edhe nga vende të tjera europiane. Tentativat për të hyrë ilegalisht në tokën angleze shpesh kanë përfudnuar në tragjedi, kujtojmë këtu edhe tragjedinë shqiptare, ku dy të rinj humbën jetën pasi kamioni me të cilin po udhëtonin ilegalisht u perfshi nga flakët. Trupatat e 25 vjecares Kacorri nga Rresheni dhe të afërmit të të fejuarit të saj u gjetën të shkrumbuar , duke shënuar tragjedinë e radhës në kërkim të tokës së premtuar.