Afganistan, kamikazi vret 45 persona në një ndeshje volejbolli

Një kamikaz ka vrarë të paktën 45 persona në një ndeshje volejbolli në lindje të Afganistanit. Sipas informacioneve nga autoritetet vendase, kamizkazi ka shpërthyer bombën në momentin kur një turmë e madhe tifozësh ishin mbledhur për të parë finale e një turneu volejbolli në provincën Paktika.Rreth 60 persona të tjerë mbetën të plagosur, të cilën u shoqëruan më pas në qendrat më të afërta spitalore për të marrë nihmën e nevojshme. Shumë prej viktimave humbën jetën teksa transportoheshin në spital.Pas tragjedisë reagoi Presidenti Ashraf Ghani, i cili erdhi në pushtet në shtator, duke e përshkruar ngjarjen si një "sulm të urryer". Ngjarja vjen një ditë pasi parlamneti I Afganistanit miratoi një marrëveshje sigurie, për t’i lejuar forcat e NATO-s dhe ato të SHBA të qëndrojnë në vend edhe pas skadimit të afatit muajin dhjetor.Numri i përgjithshëm i ushtarëve të misionit të ri të NATO-s do të jetë rreth 12.000. Misioni i tyre është përcaktuar si trjanim dhe këshillues në ndihmë të forcave anfgane të sigurisë. Talebanët ektremistë kanë rritur ndjeshëm sulmet këtë vit, pas marrëveshjeve të reja më naton dhe SHBA për misnoet paqeruajtese.