Mustafa Nano: Prezenca e shumë feve, s'është pasuri por plagë
Shkodra ishte qyteti i radhës ku publicisti Mustafa Nano prezantoi librin e tij “Pax Albanica"Në një auditor të zgjedhur ne bibliotekën “Marin Barleti” mes kritikësh letrarë, njerëzve të artit e kulturës, ky libër mori vemendjen e duhur, por edhe këndvështrimin e shkodranëve, të cilët me besimin fetar kanë një lidhje të veçantë.Studiuesi Agron Gjekmarkaj e cilësoi libër provokues atë të Mustafa Nanos, i cili sipas tij synon të reformojë klishen romantike të Pashko Vasës.Ndërsa për historianin Romeo Gurakuqi referencat kryesore të këtij libri qëndrojnë të palëkundura.Për autorin Mustafa Nano këndvështrimi për besimet fetarë në Shqipëri shkon më tej kur ai thotë se prezenca e shumë feve në vend nuk është një pasuri, por një plagë e jona.“Ky komb është krijuar mbi një pakt të heshtur. Pakti është:Ky komb do të ekzistojë për aq kohë sa marrëdhëniet mes feve do të jenë të mira. Në momentin që mes feve do të ketë problem serioz ky komb rrezikon seriozisht të shpërbëhet. Kush do që ky komb të eksiztojë dhe është i shqetësuar për ekzistencën e tij duhet të bëjë çmos që radikalizmat fetare të mos ekzistojnë”Thesar sipas tij mbetet vetëm tradita e bashkëjetesës mes feve.Publicisti Mustafa Nano është i vetëdijshëm për kritikat që mund t’i bëjnë trajtimit të temës së fesë, por është i bindur në referencat e përdorura dhe delikatesën e trajtimit.Harmonia fetare është ajo për të cilën mburren shqiptarët, ky është edhe argumenti mbi të cilin bazohet libri “Pax Albanica” i publicistit Mustafa Nano, për të sjellë ato të vërteta që shpesh nuk thuhen.