Shqipëri-Kosovë, linja e interkonjeksionit përfundon brenda 2 viteve

Shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë kapin vlerën e 160 milion eurove.I pranishëm në panairin Klik Ekspo Group Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj shprehet se shkëmbimet tregtare duhet të rriten akoma më shumë.Përsa i përket linjës së interkonjeksionit ministri deklaroi se tashmë kanë nisur punimet që parashikohen të përfundojnë brenda 2 viteve.“Janë 160 milionë euro shkëmbime tregtare. Në vitin 2007 kanë qenë afërsisht 30 milionë euro. Ka hapësirë që të punohet dhe të shkëmbehet më shumë. Kanë filluar punimet në Shqipëri dhe Kosovë, por shpresojmë që për dy vite do të përfundojë ndërtimi i interkonjeksionit, cka do ta ndihmojë më shumë ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë”Përsa i përket problemeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Fadil Ismajli kërkon që gjithçka të lihet në dorë të konkurencës dhe konsumatorëve.“Barrierat tregtare po zvogëlohen dhe mendoj që me instrumente administrative nuk duhet të ndërhyjmë në treg, duhet tja lëmë që atë ta zgjidhe konkurrenca dhe konsumatori zgjedh atë që i përmbush nevojat e tij në aspektin e çmimit dhe te kualitetit”Në Panairin Klik Ekspo Group marin pjesë kompani të ndryshme të cilat reklamojnë produktet e tyre ndërkohë që ky panair do të qëndrojë i hapur deri në datën 26 nëntor.