Lumë protestuesish, qytetarët u derdhën përpara kryeministrisë

Si në çdo protestë, të ftuarit e Partisë Demokratike për t'i kërkuar llogari qeverisë së Edi Ramës u mblodhën në sheshin Skenderbej.Nga të gjitha rrugët hyrëse të Tiranës qytetarët vërshuan në rrethin e qendrës së kryeqytetit.Me autobusë, furgona apo me makina private protestuesit brënda pak minutash u bashkuan në Bulevard, në pjesën mes ministrive për t'u bërë gati më pas që të ndalin turrin para zyrës së kryeministrit.Po pse në këtë fundjavë populli u derdh në rrugë?Në orën 12.00 kreu i opozitës Lulzim Basha i rrethuar nga të rinjtë dhe entuziasmi I ish-kryeministrit Berisha doli nga selia blu dhe në këmbë zgjodhi rrugën më të gjatë për t'iu bashkuar protestës.Rrugëtimi nga sheshi Skendërbej deri në sheshin para kryeministrisë zgjati disa minuta, ndërsa një pjesë e protestuesve zgjatën kordonin deri në oborrin e bashkisë së drejtuar nga Basha.Pasi dëgjuan mesazhet e liderit të opozitës po të organizuar qytetarët lanë paqësisht bulevardin duke lënë të kuptohet ashtu si edhe fjalët e Bashës se do të rikthehen sërisht për t'i dhënë ato mesazhe që ata mendojnë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.