Lushnje, arrestohet drejtoresha e Arsimit. Tenton të hedhë 2 mijë euro në WC e komisariatit
Aferat korruptive kanë vënë në pranga Drejtoren Rajonale të Arsimit Liza Tabaku.Policia e Lushnjes dhe Krimi Ekonomik kanë arrestuar sot edhe djalin e Kreut të DAR të Lushnjes, Xhanluka Tabaku, si edhe një mësues të edukimit fizik i komunës allkaj Rigers Zenelaj.Të tre të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe dyshohet se merrnin para për të punësuar njerëz në sektorin e arsimit.Blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e Tabakut në fshatin Dushke të Lushnjes, ku janë sekuestruar nën cilësinë e provës 12 mijë euro dhe 800 mijë lekë të vjetra.Ndërkohë në momentin që është ndaluar nga efektivët ka pasur me vete 2 mijë euro që ka tentuar t'i hedhë në tualetin e komisariatit të policisë së Lushnjes, me qëllim për t'I fshehur.Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e punësimit në këmbim të parave.
(Në foto: Drejtoresha e DAR Lushnje, Liza Tabaku)