U aksidentuan, familjet e dy minatorëve përfitojnë nga sigurimi i jetës

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka dëmshpërblyer familjet e dy minatorëve që humbën jetën më 19 gusht 2014 në minierën e komunës Komsi në rrethin e Matit, pas një aksidenti në punë.Xhemal Selaj dhe Donald Barçi 3 muaj më parë u aksidentuan për vdekje, por sot familjet e tyre, ndonëse nuk u kthehen të afërmit, kanë një shpresë për të ardhmen, dëmshpërblimin prej 6 milionë lekësh të reja, përfituar nga sigurimi i jetës i dhënë nga kompania SIGAL UNIQA.Ka qenë vetë Drejtori i kompanisë së sigurimeve që u ka dorëzuar familjarëve çeqet, duke i këshilluar dy nënat që ti përdorin kryesisht për arsimim të fëmijëve tashmë të mbetur jetim.Vetëm në zonën e Bulqizës janë shënuar 9 raste me humbje jete dhe dhjetëra raste me paaftësi.