Fryrja e përroit të Bërdicës, shqetësim dhe rrezik për banorët

Dimri ka trokitur dhe për banorët e kësaj lagjeje në komunën Berdicë frika sa vjen dhe shtohet, pasi prurjet e përroit kur ka reshje shkojnë deri në 1 metër.Kryetari i komunës, Besnik Brahimi, thotë se projekti për këtë rrugë është bërë nga kjo njësi vendore, por miratimi i saj duket i largët, pasi ai ka zënë pluhur në sirtarët e shtetit.150 familjet e kësaj zone janë të detyruara të bashkëjetojnë mes frikës që sjellin reshjet gjatë stinës së dimrit, pasi përroi përveçse bllokon rrugën, ai futet në disa shtëpi, e mund t'i kushtojë jetën fëmijëve që çdo ditë përshkojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.