Tre vjet burg për dy ish-torturuesit e babait të Presidentes së Kilit

Dy anëtarë të regjimit të ish-diktatorit kilian, Augusto Pinoçet u dënuan me nga tre vjet burgim të premten për përfshirjen e tyre në torturimin dhe vrasjen e babait të Presidentes së tanishme të vendit, Mishel Bashele.Gjykata e Santiagos dënoi Edgar Sevajos Hones dhe Ramon Kasaeres Horkera pasi u akuzuan se torturuan dhe shkaktuan vdekjen e Gjeneralit Alberto Bashele gjatë tre muajve të parë të regjimit të Pinoçetit.Raporti mjekësor konfirmoi se gjenerali vdiq si pasojë e plagëve të marra pasi u arrestua dhe u akuzua për tradhëti ndaj atdheut, pas grushtit të shtetit në vitin 1973, pas të cilit Pinoçeti e mbajti pushtetin deri në vitin 1990.Babai i Presidentes vdiq më 12 mars 1974, në moshën 50-vjeçare. Bashkë me të, gjatë diktaturës ushtarake në Kili humbën jetën 3000 vetë, ndërkohë që 28 000 të tjerë u torturuan.Megjithatë vendimi nuk është pritur mirë nga persona të tjerë të mbetur të gjallë nga torturat e regjimit të Pinoçetit, të cilët e kanë konsideruar qesharak dënimin me vetëm tre vjet burg.Edhe vetë Presidentja ka qenë mes personave të torturuar dhe pas vdekjes së të atit u arratis në Gjermaninë Lindore me të ëmën në vitet 1970.Pas rivendosjes së demokracisë në vend, ajo mbetet e vetmja presidente e Kilit që ka arritur të qendrojë në pushtet për dy mandate.