Himara-qeverisë: U ngeli mendja në leka, një vit e gjysëm martesa
Ky qytetar nga Himara e Vlorës( në foto) ka zgjedhur t’ia përcjellë mesazhin e tij qeverisë me poezi dhe jo fjalim. Duke iu drejtuar mijëra protestuesve, ai tha se janë hallet dhe problemet që i kanë bërë bashkë në shesh të gjithë shqiptarët nga të gjitha rrethet e vendit.“Bashkohemi me gjithë protestuesit për hallet dhe problemet që kemi, të gjithë i kemi njëlloj problemet.Një kod marrëveshje kemi ne nga bregdeti me poezinë, po ua themi më mirë me 5 fjalë poezi sesa ta zgjatim me diskutime”.PoeziaO moj qeveri e majtë me dy Kryeministra bashkë,Një i shkurtër, një i gjatë, taksën e keni të lartëRama-Meta, Rama-Meta ikën kosherja dhe bleta,U ngeli mendja në leka një vit e gjysëm martesa,S’jemi djathë të na bëni feta, jemi det që s’njeh pengesa Rama-Meta, Rama-Meta