Padija në bujqësi alarmante, Rama: Jo më territor i varfërisë

Shqipëria e ka konsideruar sektorin e bujqësisë ekonomi të së varfërve, dhe ky është disavantazhi ynë më i madh krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, të cilën Kryeministri Rama e cilësoi "Padije alarmante".“Nga një bujqësi që është parë tradicionalisht si territori i varfërisë dhe shpërndarjes së lëmoshës për të ruajtur normat e një mbijetese, që asnjëherë nuk mund të kapërcejë vetveten,synojmë një bujqësi të suksesit dhe zinxhirit të vlerave. Bujqësia në BE është fusha e inovacionit, specializimit të vazhdueshëm, bazuar mbi dijen. Ndërkohë që në vendin tonë për vite të tëra ka ndodhur e kundërta. Është një fushë që qeveritë e kanë konsideruar si teritor të varfërisë dhe mbijetesës dhe janë mjaftuar me subvencione të paralizimit dhe statukuose dhe ku kanë mundur të ngrihen vetëm ata që kanë mundur të ngrihen duke i besuar dijes dhe konkurencës. Është e qartë se nëse i referohemi bujqësisë në tërësinë e vet dhe bëjmë një krahasim mes Shqipërisë dhe BE-së, hendeku shumë i madh përcaktohet nga dija“Risia në reformat e ndërmarra në bujqësi pritet të jetë harta e rajonalizimit,e cila miratohet për herë të parë dhe që Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e cilësoi bazën e gjithë politikave për mbështetjen e bujqësisë dhe fermerëve.“Organizimi i prodhimit bujqësor do të bëjë që të ketë një raport shumë më transparent mes fermerit dhe politikave te qeverisë. Kjo hartë paraqet në mënyrë transparente se cilat kultura do jenë prioritare dhe në ç'formë do të mbështeten”.Ky pritet të jetë viti i bujqësisë, duke qenë se vemendja e qeverisë karshi këtij sektori është maksimale, përmes paketës së posaçme lehtësuesedhe skemës së rimbursimit të naftës për fermerët.Në paketën lehtësuese për bujqësinë qeveria rrit masën e TVSH-së që rimburson për fermerët nga 6 në 20 për qind. Gjithashtu paketa heq taksat e importit dhe TVSH-në për lëndët e para dhe makineritë bujqësore.