Variantet e mundshme të marrëveshjes PDK–LDK

RTK mëson nga burimet të saj se janë dy nga variantet e mundshme të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së.Në variantin e parë thuhet se ai subjekt politik që do ta marr postin e kryeparlamentarit do ta ketë edhe atë të presidentit si dhe gjysmën e resorëve të ministrive.Ndërsa, varianti dytë sipas këtij burimi është postit i kryeministrit si dhe një ministri me pak për atë që udhëheq ekzekutivin.Po sipas këtij burimi, të dyja subjektet politike do të ndajnë nga një ministri që u takon për minoritetet.Qeveria, pritet të votohet në të njëjtën ditë kur do zgjidhen edhe Kryetari i Kuvendit dhe kryesia.