Dukesha e Albes, vdekja dhe jeta e çuditshme

Dukesha e 18 e Albës, e cila ndërroi jetë të enjten në moshën 88 vjecare , ishte një nga aristokratet më të pasura në Europë dhe pronare e një numri të pabesueshëm pallatesh dhe veprash arti me vlerë marramendëse.Maria del Rosario Cayetana Alfonsa Victoria Eugenia Francisca Fitz-James Stuart y Silva, e njohur nga miqtë si 'Cayetana' vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, e rrethuar nga familja në "Palacio de Duenas", ndërtuar në shekullin e 14-të në Sevilje dhe i famshëm për pemët e limonit në oborret e pronave të saj të shumta.Arkivoli i saj u dërgua në sallën e qytetit Sevilje, ku qindra qytetarë morën pjesë në homazhe para ceremonisë së varrimit. Cayetana ka marrë cmimin e rekordeve Gines si personi me më shumë tituj në botë. Ajo u nderua 14 herë si figura më e madhe publike, kishte 5 tituj si dukeshë, nje herë si konteshë dukeshe, 18 markezë, 18 të tjerë si dukeshë dhe një si viskonteshë.Me flokët e saj të bardhë, portretin të transforumaur nga kirurgjia plastike, ajo ishte një nga personazhet më të përfolur të revistave spanjolle, dhe kohët e fundit e përfolur shumë për martesën e saj të tretë me Alfonso Diez, 24 vjet më i vogël se ajo.Dukesha e Alba-s ishte "kreu" i njërës prej familjeve më të vjetra aristokrate të Spanjës që daton qysh më 1400-ën, dhe ishte gruaja e tretë që mbante titullin e Dukeshës së Alba-s. Pasuria e saj është vlerësuar ndërmjet 600 milionë dhe 3.5 miliardë euro.Dukesha ishte edhe muza e artistit Francisco Goya në shekullin e 18 dhe thuhet të jetë subjekt i 'La Maja Desnuda'.E lindur në vitin 1926 në një pallat neoklasik në Madrid, ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Londër, kur babai i saj ishte ambasador në Britani dhe ku ka darkuar me Winston Churchill dhe ka lozur me princeshën Margaret.Dukesha njihej per stilin e saj të cuditshmëm në veshje dhe për stilin e saj të jetës. Ajo u martua me një ish prift, Aguirre Ortiz de Zarate gjashtë vjet pas vdekjes së burrit të saj të pare dhe martesa e tretë ishë me një burrë 24 vjet më të vogël.