Koka: Ndryshimet klimatike, në axhendën globale mjedisore
Shqipëria po zbaton disa projekte, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për ndryshimet klimaterike, që synojnë nxitjen dhe progresin drejt një ekonomia të gjelbër.Në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare "Ndryshimet klimatike dhe ekonomia e gjelbër", ministri i Mjedisit Lefter Koka theksoi se çështja e ndryshimeve klimatike, përbën sot një temë prioritare në axhendën globale mjedisore."Republika e Shqipërisë, me synim zhvillimin drejt ekonomisë së gjelbërt, ka mbështetur qëndrimin e vendeve të BE-së, ndaj Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.Tashmë Shqipëria ka hartuar dy dokumenta të rëndësishëm, Komunikimin e Parë dhe të Dytë Kombëtar për ndryshimet klimatike si dhe është në proces të përfundimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar të Shqipërisë, që synon një gjithpërfshirje dhe bashkëpunim të sektorëve të energjisë, industrisë, bujqësisë, pyjeve, mbetjeve, transportit."Qëllimi i kësaj konference është që të sjellë në qendër të vëmendjes së politikëbërësve, liderëve të biznesit dhe publikut të gjerë cështjen e ndryshimeve klimatike dhe ekonomisë së gjelbërt si një emergjencë globale.