Energjia në kolaps, PD propozon privatizimin e menaxhimit të sektorit
Demokratët janë të bindur se sistemi energjitik në Shqipëri janë në kolaps për shkak të keqmenaxhimit që po i bën qeveria e majtë.Bashkë me akuzat PD ka adresuar edhe një propozim konkret që mund të lehtësonte situatën e rënduar që ndodhet ky sektor.Deputeti Sherefedin Shehu propozoi që sistemi i menaxhimit të energjisë elektrike të privatizohet.“Me zgjidhje të qëndrueshme janë përmirësimet në menaxhimin e sistemit duke u bazuar në privatizimin dhe liberalizimin e këtij sektori dhe minimalisht duke filluar me privatizimin e menaxhimit. Pra të kalohet nga menaxhimi politik i sistemit të energjisë fillimisht në menaxhimin të bazuar në kontrata performance.”Duke u nisur nga situata aktuale, ku reshjet e shiut përmbytën sipërfaqe të mëdha toke bujqësore, demokratët kritikuan qeverinë se nuk kishte marrë asnjë masë për të përballuar situatën.Edhe premtimi elektoral për të subvencionuar fermerët ra, tha deputeti Gjergji Papa.Pavarësisht këtyre deklaratave të demokratëve, qeveria e majtë thotë se bujqësia është parë si një sektor prioritar në buxhetin e vitit 2015.